javë pas jave
Përshëndetje Marsida.
Anemia është gjendje e shpeshtë që prek shumë fëmijë. Mungesa e hekurit në ushqim është shkaktari më i zakonshëm i anemisë tek foshnjat dhe vogelushët. Shumë fëmijë me anemi nuk shfaqin shenja të dukshme. Disa mund të shfaqin zverdhje të lëkurës dhe të membranës së mukozës, lodhje të tepërt, nevojë e tepërt për gjumë dhe zvogëlim të energjisë.
Trajtimi mvaret nga shkaktari i anemisë. Në raste të mungesës së hekurit, plotësimi i hekurit shumë shpejt mund ta kthen mbrapa aneminë. Nëse fëmiu juaj merr plotësim të hekurit, është e rëndësishme të mos merret me qumësht, sepse kjo ul absorbimin e hekurit në trup nga zorrët. Në vend të kësaj, plotësimi i hekurit mund të merret me lëng që përmban vitamin C, i cili rrit absorbimin e hekurit.
Inkurajoni fëmiun që të konsumojë ushqime që përmbajnë shumë hekur. Burimet e mira të hekurit përfshijnë ushqimet e fortifikuara me hekur, ajka e grurit dhe drithërat tjera, mish i kuq pa dhjamë, fasulet e thata, drithë i padëmtuar, vezët (sidomos të verdhat e vezës), frutat e thata duke përfshirë rrushin e thatë, kajsitë dhe kumbullat.
Gjithë të mirat.


E nderuar doktoreshe, jam nje nene nga Elbasani. Po te shkruaj se jam shume e shqetesuar per djalin tim 3 vjec e 1/2. Me duket i zbehte ne fytyre, e shoh nga veshet dhe buzet ngjyra eshte normale, por shoh qe ka pak mungese oreksi, (nuk ha gjelle), do gjera te tjera si pica, buke e djathe etj. Po shenjat e anemise cilat jane te lutem? Me respekt Marsida Elbasan.