Cilat janë perimet dhe frutat më të domosdoshme në anemi?
Marsida
(14 vite më parë)
Përshëndetje Marsida.
Masa më e mirë e parandalimit të anemisë për shkak të mungesës së hekurit është ushqyerja korrekte sipas moshës së fëmiut. Burime të mira të hekurit për fëmijën tuaj janë kumbulla, orizi, spinaqi, të kuqët e vesë, mish viçi, kofsha e pulës, mish i shpezëve, mëlçitë e shpezëve, lëng-qull boronice, repan i kuq, domate....
Nëse pamjaftueshmëria e hekurit është e theksuar atëherë duhet përdorur preparate të hekurit adekuate për moshën e fëmijës.
Shpresoj ti kalojë sa më shpejtë fëmijës tuaj.
E nderuar doktoreshe, jam e shqetesuar per vogelushin tim tre vjec e 1/2 sepse ka dale pak anemik, pesiatria ketu ne Elbasan me dha dy medikanete nje para buke dhenje pas. I pari eshte me pika dhe tjetri i jepet nje luge kafeje. Por dua te di nga ju disa ushqime, perime dhe fruta te cilat jane te domosdoshme. Ju faleminderit, me respekt Marsida.