Fyti thahet!
Bina
(14 vite më parë)
Përshëndetje Bina.
Shkaqet më të shpeshta janë të natyrës së lehtë si problemet me hundë gjatë flamosjes, tharja e ajrit të dhomës me ngrohës të ndryshëm, tymosja e duhanit, grumbullimi i pështymës në gojë, etj. Nëse kollitja nuk qetësohet ose përkeqësohet atëherë foshnja juaj duhet të rivlerësohet edhe nga pediatri.
Gjithë të mirat.
Pershendetje! Kam vajzen 1 muajshe tani dhe ka dhjete ditet e fundit nuk behet rehat, nuk vjell por disi bllokohet ne fyt dhe duket sikur don te vjell ashtu skuqet e pastaj i paraqitet edhe kollitja. Ndodh te jete edhe ne gjume e t'i thahet fyti ashtu disi pasi qe shihet se i formohet peshtyma sikur mundohet te lage fytin per te kaluar ate gjendje. Jam shume e shqetesuar pasiqe ne momentin qe don te flej i paraqitet gjendja e tille dhe keshtu shume pak po flen. Faleminderit per mirekuptim!