Gripi te foshnja tre muajshe
Ina
(14 vite më parë)
Përshëndetje Ina
Një enë me ujë mbi nxemëse ndihmon që të mos thahet ajri dhe bën më të lehtë frymëmarrjen te fëmiu, pasi që është kohë dimri dhe vazhdoni të përdorni ujë fiziologjik për foshnja.
Shkaqet më të shpeshta janë të natyrës së lehtë si problemet me hundë gjatë flamosjes, tharja e ajrit të dhomës me ngrohës të ndryshëm, tymosja e duhanit, grumbullimi i pështymës në gojë... Shumë inkurajuese gjatë gjithë kësaj kohe do të jetë nëse foshnja juaj pi mirë dhe nuk ka temperaturë të ngritur.
Nëse edhe përkundër terapisë së këtillë disa ditore kollitja nuk qetësohet ose përkeqësohet atëherë foshnja juaj duhet të rivlerësohet edhe njëherë nga pediatri.
Gjithë të mirat.
Ju lutem doktoreshe Niketa me ktheni nje pergjigje. Kam vajzen tre muajshe dhe me duket se e ka zene gripi. I ka hundet shume te bllokuara, dhe pak kolle me sekrecione. Hundet ja bej shpesh me uje fiziologjik po nuk ka asnje rezultat. E kisha per kontrolle para 2 ditesh te pediatri po me tha qe nuk eshte e ftohur. Me thoni ju lutem ce cfare te perdore?