javë pas jave
Përshëndetje Enkelejda.
Fëmijët kanë imagjinatë të zhvilluar, që do të thotë që frika e natës dhe ankthet ndodhin shpesh. Terrori natës, somnabulizmi, të lagurit e krevatit, të qarat, etj... të gjitha këto janë çrregullime të zakonshme të fjetjes tek fëmijët.
Vendosja e një rutine në kohën e gjumit është hapi i parë për zgjidhjen e problemeve me çrregullime të gjumit. Vëzhgoni fëmijën disa netë me rradhë dhe caktoni kohën e gjumit kur fëmija duket më së shumti i ngadalshëm, i lodhur dhe nervoz. Mundohuni që ta filloni procesin 30 minuta përpara. Vendosni perde të errëta nëse është dhoma e fjetjes e ndriçuar gjatë natës apo vendosni ndonjë llampë të vockël nëse është dhoma shumë e errët gjatë natës.
Në rast se nuk vie deri të përmirësimi, është koha që ta vizitoni pediatrin.
Gjithë të mirat.


Vajza ime eshte 14 muajshe, ka filluar te ece, eshte aktive dhe gjate dites eshte e qete, ndersa naten me grindet shume dhe nuk ben fare gjume te qete. Shpesh me qan ne gjume.