Ushqimi i bebes pas muajit të 7
Laura
(14 vite më parë)
Përshëndetje Laura
Pasi që ju tashmë keni filluar me ushqyerjen e fëmijës tuaj, mund të vazhdoni duke i dhënë drithëra të pasura me hekur, djath të butë të pasterizuar, jogurt, qull pemësh dhe perimesh, sasi të vogla vezësh, mish të bluar, fasule, bizele, thjerrëza të gjitha këto të bluara mirë si dhe lëng pemësh të freskëta.
Gjithë të mirat.
Pershendetje Dr. kam nje pyetje per ju, kam femiun 7 muaj dhe e kam ne gji tash do te filloj te dale ne pune dhe kam panike se si do te ja bej qe femiu im te rri me kujdestaren e vet pa pi gji, shishen nuk e pranon gjithmone tentoj te ja jap po e rrefuzon, ushqim ka fillu qe nje muaj te haje, han shume mire, shendetin e ka shume te mire. Me respekt, Laureta.