Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Për verdhëzën

Pershendetje.


Djali im eshte 1 muajsh dhe ve re qe verdheza nuk i eshte zhdukur akoma tek kembet a ka ndonje problem dhe kur mund ti iki apo duhet ti bej nje here analizat?


Faleminderit.

Gentjana (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Gentjana.

Ndryshimi i sjelljes tek një foshnje që ka verdhëz si përgjumësi, apo ngacmueshmëri e theksuar, humbja e oreksit, dobësimi i të qarit, të dalat jashtë pa ngjyrë apo edhe një verdhëz që zgjat mbi 2 javë edhe kur nuk është shumë e theksuar, janë arsye të forta për ta drejtuar foshnjen tek mjeku.

Gjithë të mirat.

/komuniteti