Stresi pas lindjes
Minushe Gashi
(14 vite më parë)
Përshëndetje Azemine
Ilaçet për qetësim duhen përdorur me shumë kujdes gjatë gjidhënies. Kjo sepse mund të pengojnë ose të nxisin prodhimin e qumështit, të ndryshojnë përbërjen e qumështit ose edhe të kalojnë në qumësht dhe të japin veprime të dëmshme ose helmuese për bebin.
Nëqoftëse dhënia e ilaçit është e domosdoshme për nënën, atëherë duhet të parashikohet edhe ndërprerja e ushqyerjes me gji përkohësisht dhe/ose përfundimisht.
Para çdo lloj veprimi, së pari le të konsultohet me mjekun e saj.
Ju uroj gjithë të mirat.
Pershendetje Dr. Kunata ime ka lind para 4 muajve djalin ende e ka ne gji por ma heret ka qene me stres dhe ka frike se po i perseritet prape, andaj ju lutem me tregoni a guxon te perdore ndonje qetesus a jo pasi djalin e ka ne gji? Ju falenderoj paraprakisht.