Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Uji tek bebat

Pershendetje djali im sapo mbushi 6 muaj, deri tash e kam ushqyer vetem me gji por tani fillova ta ushqej ngapak nderkohe po pin edhe caj kamomil si dhe lengje te dardhes, molles, karrotes mirepo nuk po di a duhet te filloj ti jap edhe uje? Shpresoj se do te pergjigjeni, ju pershendes.

Samire (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Samire.

Pasi që djali juaj ka mbushur 6 muaj, pasi para kësaj moshe nuk preferohet dhënia e ujit, ju tani mund të filloni ti jepni sasi të vogël prej disa ml ujë në ditë. Ideale do të ishte që foshnja të pijë disa pika ujë pas ushqimit dhe asesi para, që të mos ndihet e mbushur para ushqimit.

Gjithë të mirat.

/komuniteti