Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Rreth daljes së dhëmbëve

Pershendetje Dr Niketa, jam nje nene shume e shqetesuar per femijen tim, eshte femija i dyte ka mbushur plot 8 muaj dhe nuk po i dalin dhembet me shqeteson shume se femijes se 1 i kane dale dhembet 5 muajsh a ka ndonje problem me femijen? Nga pesha eshte shume mire, me respekt Blerta e pres pergjigjen tuaj sa me shpejte.

Blertaenesi (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Blerta

Tek shumica e foshnjave dhëmbët e parë fillojnë të dalin rreth moshës 4 deri 7 muajsh gjersa ata me zhvillim më të ngadalshëm do të mund të presin edhe gjer në 1 vit e gjysëm apo më tepër, si edhe fëmija juaj i dytë. Mendoj se nuk ka vend për merak.

Ju uroj çdo të mirë juve dhe fëmijëve tuaj.

Ela K.. (14 vite më parë)
goces sime i dolen ne muaji e 6 dy poshte tani ne muajin e 7 i dolen te katerta lart nuk di a eshte mire ti dalin kaq shpejt

/komuniteti