A duhet përdorur kripa në ushqim të fëmijëve të vegjël?
Enkelejda Tyrku
(14 vite më parë)
Përshëndetje Enkelejda.
Në gjashtë muajt e parë të jetës, foshnjes i mjafton më pak se 1 g kripë, të cilën e merr nga qumështi i nënës apo ushqimi i gatshëm, në muajt 7 dhe 12 mjafton 1g kripë, përderisa fëmijët nga 1 gjer në 3 vjeç kanë nevojë më pak se 2 g kripë në ditë.
Nëse pregatitni ushqim i cili piqet në furrë, sasia e përgjithshme për tërë ushqimin do të duhej të përmbajë në mes të ¼ të lugës së kafesë dhe një luge supe. Për supat dhe ushqimet e ziera sasia e lejuar është ¼ gjer në 1 lugëz e kafesë, natyrisht për tërë ushqimin, sepse nuk duhet asnjëherë që fëmiut ti kriposni ushqimin në veçanti. Gjithashtu, nëse pregatitni për vogëlushin pure apo sallatë nga perimet nuk keni nevojë që ti shtoni kripë.
Gjithë të mirat.
Vajza eshte 14 muajshe deri tani nuk i kam perdorur kripe ne gjelle. Nuk e di si me keshilloni nese duhet ta perdor dhe kur ta nis?