Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Veza dhe mishi tek bebat

Pershendetje. Djali im ka 6 muaj, e ushqej me qumesht gjiri nderkohe po i jap edhe karrota dhe patate te ziera ne forme qulli, mirepo nuk po di a duhet te filloj edhe me te verdhen e vezes si dhe me mish, dhe nese po cfare mishi? Shpresoj te marre pergjigje. Ju pershendes.

Mile (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Mile.

Në ushqim të foshnjave, vezët (e ziera) mund të futen pas muajit të gjashtë, dhe në fillim vetëm e verdha e vezës, e më pastaj gradualisht nga një e katërta, në gjysmën e deri tek një vezë e plotë. Një vezë e plotë mund ti jepet fëmijës pas ditëlindjes së parë. Nëse në familje keni raste me alergji apo nëse fëmija është alergjik, atëherë të verdhën e vezës do të duhej ta fusni në menu të fëmijës tuaj pas muajit të nëntë.

Ndërsa sa i përket mishit, rekomandohet kjo rradhitje sipas moshës së foshnjes:

Muaji i 5 – Mishi futet në ushqim të fëmijës që nga fillimi i ushqyerjes me ushqime të forta sepse në këtë periudhë, rritet nevoja për hekur, i cili nuk gjendet në qumësht. Çdo 2-3 ditë, mund ti ofroni lloje të reja të mishit, të përziera me qull. Mishi mund ti jepet foshnjes menjëherë. Por, duhet të prisni kur bëhet fjalë për virshle dhe sugjuk. Në këtë mënyrë, në afat prej një muaji, fëmija do ti provojë të gjitha llojet e mishit.

Muaji i 8 – Nga kjo moshë fëmijës mund ti ofroni edhe proshutë (e cila është e pregatitur nga mishi i zier) por vetëm llojet më kualitative, të prodhuara pa yndyrë dhe pa polifosfat (konzervanse). Foshnjat zakonisht e duan proshutën, sepse ajo lehtë shkrihet në gojë.

Muaji i 12 – Pas ditëlindjes së parë, fëmijës mund ti jepni të gjitha llojet e mishit dhe pa qull të përzier. Mund të kaloni nga mishi i bluar, në atë të prerë në copëza të vogla, në mënyrë që fëmija të përtypet dhe mund t`ia servoni me perime. Kur i pregatitni fëmijës mish, keni kujdes të mos e thani shumë gjatë pregatitjes sepse atëherë bëhet i fortë për përtypje dhe i vështirë në tretje.

Gjithë të mirat.

/komuniteti