Rreth dhënies së ujit bebeve
Ardita
(14 vite më parë)
Përshëndetje Ardita.
Prisni gjashtë muaj para se ti jepni foshnjes ujë për të pirë, dhe atëherë filloni me sasinë e kufizuar në disa mililitra në ditë. Qumështi pluhur përgatitet me ujë, prandaj foshnja juaj e merr sasinë e ujit e cila i duhet me anë të qumështit.
Poashtu, fëmijët nuk kanë nevojë për ëmbëlsira sikurse të rriturit, për këtë më mirë është që të mësohen me shije të pemëve, lëngjeve natyrale dhe gjërave të cilave nuk duhet shtuar sheqer, sepse nga ëmbëlsirat e këndshme mund të refuzojë të hajë ushqimin e duhur. Pas vitit të parë të jetës mund ti shtoni sheqer ushqimit të fëmiut dhe mund ti jepni ëmbëlsira.
Prandaj Ardita, vazhdoni vetëm me ushqyerjen me qumësht për foshnjen tuaj.
Gjithë të mirat.
Pershendetje. Deshiroj t`ju pyes a guxoj ti jap uje pak me sheqer bebit tim 2 muaj e 2 jave? I jap qumesht pluhur nesstle nan1. Me respekt.