Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Pastrimi i dhëmbëve

Pershendetje i nderuar.


Femiu im ka mbushur 14 muaj dhe deri me tani i kane dale 12 dhembe, njehere ne dite ushqehet me ndonje biskote. Per t'ia mbrojtur dhembet, kur mundem me ia fillu pastrimin?


Falemnderit paraprakisht, Dieta.

(14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Dieta

Pastrimi i dhëmbëve është shumë i rëndësishëm për shëndetin e fëmijës tuaj. Dhëmbët duhet filluar pastruar që në fillim të daljes së dhëmbëve. Përkujdesuni që të gjeni një brushë dhëmbësh për fëmijë që ka kokë të vogël me fije sintetike dhe me dorëze ca më të madhe dhe të rehatshme për dorën tuaj. 

Tani pastrojini vetëm me brushë, dy herë në ditë, ndërsa pasi ti ketë mbushur 2 vjeç, filloni edhe me përdorimin e pastës me flurid, dhe atëherë duhet ta lejoni që të përdorni vetëm sasi të vogël (sa një kokërr bizeleje) sa herë që ia lani dhëmbët.

Gjithë të mirat.

/komuniteti