javë pas jave
Përshëndetje Ilva.
Sa më shpesh që ta ushqeni aq më mirë. Çdo herë që ta ushqeni, 8 deri në 12 herë mbrenda 24 orëve, është sasia e cila synohet. Ju duhet ta ushqeni foshnjën tuaj sa herë që të tregojë shenja të urisë siç janë shqetësimi apo aktiviteti i shpeshtuar, të kërkuarit e gjirit tuaj, etj. Qarja është shenja e fundit e urisë, me fjalë të tjera koha me ideale për ta ushqyer foshnjën tuaj është para se të fillojë të qajë. Gjatë ditëve të para, shpesh do të duhet ta zgjoni foshjën tuaj për ta ushqyer dhe ai të flen përsëri në mes të ushqyerit. Si të fillojë foshnja juaj që të rri zgjuar për kohë më të gjatë, mund të krijoni një orar të ushqyerit çdo 1–3 orë (më rrallë gjatë natës kur ai fillon të flejë më gjatë). Prandaj Ilva, këto reagime të bebit tuaj, janë shumë normale.
Ju uroj çdo të mirë.


Pershendetje doktoreshe, jam nene e nje femije tre javesh i cili tregon gjithnje uri, gjate kohes qe rri zgjuar kerkon vetem te pije dhe gjen aty ngushellim per cdo gje. Kohet e fundit ka filluar te fleje me pak se ne fillim, pas 2 ore gjume qendron zgjuar edhe 6 ore duke pushuar me pauza rreth 5 min gjume, naten po ashtu nuk flen shume. Peshen e ka shtuar dhe qe ushqehet e dalloj nga ndyshimi i gjinjve pasi ka pire dhe jashteqitjet e shpeshta sidomos urine. A jane keto reagime normale?