javë pas jave


Përshëndetje Nora,
Më vjen mirë që ke qumësht gjiri të mjaftueshëm dhe po e ushqen bebin me qumësht gjiri. Për cilësinë e gjirit nuk diskutohet, është padyshim më i miri qoftë i hollë apo i trashë. Në këtë periudhë për bebin tënd fillojnë ngërcet dhe kjo është arsyeja që bebi yt nuk bëhet rehat.
Mundohuni që me njerën nga këto metoda të cilat nënat më së shumti i rekomandojnë për qetësim të foshnjave të cilat kanë probleme me ngërce:
1. Mund të zvogëloni sasinë e ushqimit të cilën i jepni foshnjes gjatë një shujte, ndërsa të rrisni numrin e shujtave gjatë ditës. Keni kujdes që foshnja të gogësojë pas çdo shujte.
2. Zgjidhni një ambient më të qetë. Ndriçimi dhe zhurma e fortë, numri i madh i njerëzve vetëm mund ti përkeqsojnë simptomet e ngërçeve.
3. Luhateni foshnjen në ndonjë luhatëse apo karrocë. Lëvizja konstante mund ta qetësojë dhe ta vë në gjumë.
4. Mbani foshnjën në krahë, duke e mbështetur në barkun e saj dhe lehtësisht masazhojini shpinën.
5. Mbështilleni butësisht me ndonjë batanije dhe mbajeni lehtësisht duke u shëtitur.
6. Voziteni me makinë apo me karrocë.
7. Bëjini një dush të ngrohtë dhe masazhojini barkun me vaj të vakët për foshnja.
8. Në disa raste foshnjat i qetëson zhurma monotone e ndonjë aparati, siç është tharrësja e flokëve, makina për larjen e enëve, tharrëset e rrobave dhe ngjashëm.
9. Bëni pauzë dhe mundohuni të qetësoheni. Duke qetësuar veten egziston mundësia e madhe që të qetësoni edhe foshnjen tuaj.
Ju uroj çdo të mirë juve dhe bebit tuaj.


Pershendetje deshta te pyes ne lidhje me gjidhenjen, kam djalin 1 muajsh dhe gji kam mjaftueshem madje dhe po me rrjedh por djali sme behet rehat ne spital me than se e ke gjirin e holl dhe se mban djalin te ngopur a ka munci me forcu diqysh gjirin ?