Djali po del jashte ne 4-5 dite
My Baby Boy
(9 vite më parë)
Përshëndetje Stela
Ndonjëherë bebi mund të dalë jashtë 1 herë në ditë, ose 1 herë në 2 – 3 ditë. Si këshillë gjatë banjës, fëmija mund të lihet më gjatë i zhveshur (gjithmonë i mbështjellë me një peshqir të ngrohtë) dhe masazhohet butësisht barku. Mund të përdorni mikroklizmat nëse kanë kaluar më shumë se 3 ditë pa dalë jashtë. Por mos i përdorni shpesh mikroklizmat. Edhe në këtë rast, mundet që të dalat jashtë të kthehen në një mundim për bebin, prandaj përpara se të përdorni ilaçet për të dalë jashtë, këshillohuni gjithmonë me mjekun tuaj.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe niketa! Djali im dy muajsh po del jashte njeher ne 4-5dite. Kjo nuk ka ndodhur vtm nje here po qe pas muajit te pare. E ushqej vtm me qumesht gjiri. A eshte normale dhe si duhet te veproj?