Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Shtrëngimi tek foshnjat

Pershendeje doktoreshe, si shpjegohet shtrengimi, mbledhja e kembeve tek bebet, djali im i moshes rreth 4 javesh ka nje problem te tille, ndej se e mundon shume dhe per kete arsye fle pak, une i jap per te pire sepse me duket sikur qetesohet pak, veproj mire? Cfare mund te bej?

Ilva (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Ilva.

Dy gjer në tre javë pas lindjes, lajmërohen periudhat shqetësuese të ngërçeve, të cilat zakonisht zgjasin gjer në fund të muajit të tretë apo katërt të jetës së foshnjes. Lajmërohen zakonisht në mes të shujtave të ushqyerjes me qumësht në orët e pasditeve. Foshnja qan shumë, skuqet në fytyrë, lëviz këmbët dhe duart e nevrikosur dhe shtrëngohet. Karakteristike është lëvizja e këmbëve kah stomaku, shtrëngon grushtat dhe rrit aktivitetin e saj. Qarja, e cila ndonjëherë është plotësisht e pangushëllueshme, mund të zgjasë me orë të tëra.

Të rekomandoj të lexosh artikujt e mëposhtëm, ndoshta mund të të ndihmojnë sadopak në qetësimin e tyre:

http://www.bebaime.com/neonatologjia/menyra-per-te-qetesuar-ngercet-e-foshnjave

http://www.bebaime.com/neonatologjia/keshilla-per-qetesimin-e-ngerceve-tek-foshnjat

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti