javë pas jave
Përshëndetje Tima
Pas trajtimit medikamentoz (por edhe gjatë trajtimit), duhet ti kushtosh kujdes mënyrës së larjes së vajzës tënde sidomos pas jashtëqitjes. Jashtëqitja nuk duhet të prekë organët gjenitale të saj, dhe larja duhet të bëhet nga hyrja e vaginës së vajzës për në drejtim të anusit. E kundërta, bën që bakteri i esheria-kolit të kaloj nga anusi në hyrje të vaginës apo të uretrës.
Disa këshilla të përgjithsme për tu mbrojtur nga esheria koli.
- Mishi duhet të gatuhet shumë mirë, që do të thotë se duhet të përpunohet i zjerrë.
- Qumështi apo lëngjet, duhet të jenë të pasterizuara.
- Zarzavatet kryesisht ato të gjelbërta duhet të lahen shumë mirë. Larja ndihmon në mbrojtje.
- Enët duhet të lahen në mënyrë korrekte, me ujë të nxehtë dhe sapun.
- Ushqimet duhet të konservohen mirë.
- Higjena e duarve është kryesore. Laji duart me ujë të ngrohtë dhe sapun pasi ke shkuar në tualet, përpara përgatitjes së ushqimeve, pas përgatitjes së ushqimeve dhe pas prekjes së kafshëve. Laji duar rregullisht.
Gjithë të mirat.


Pershendetje Dk vajza ime 16 muajsh vuan nga sherjakolli e kam trajtuar me antibijotike por kot qka eshte me e mira te bej qka me i dhane per ta zhduk kete baktere ju lutem ma kthe pergjegjen, flm.