Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Perimet në ushqim të fëmijës

Pershendetje Dr, pyetja ime eshte a mundem ti bej vajzes time 8 muajshe qull nga domatja, patellgjani i zi, kuptohet ne kombinim me tjera perime? Me respekt, melika@reina.

Melika@reina (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Melika,

Puretë nga perimet janë shumë të rëndësishme në ushqimin e fëmijës tuaj, mund ti përdorni pa problem, të gjitha të ziera mirë dhe të pregatitura në mënyrë të drejtë (patëlgjanin e zi para se ta përdorni largojini lëvoren, prejeni në copa, dhe lëreni në ujë të qëndrojë për një kohë derisa të lirojë lëngun e zi).

Por, ushqimin e ri ia jepni vetëm një herë, pastaj pas 3 ditësh për tu siguruar nëse foshnja nuk është alergjike në atë ushqim.

Gjithë të mirat.

/komuniteti