Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Sa duhet të shtojë në peshë një bebe për një javë?

Pershendetje! kam nje vajze 2 muajshe e 3 javeshe, pesha e saj eshte 5.5 kg, {ka lindur 3.1 kg} Doja te dija a eshte normale kjo peshe per moshen e vajzes sime? Si dhe sa duhet te shtoje ne peshe per nje jave? Gjithe te mirat!

Marsia (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Marsia.

Foshnja optimalisht shton 1% të peshës së lindjes në ditë. E rëndësishme është që ju të ndiqni grafikun e rritjes/ose të shtimit në peshë të fëmijës suaj. Është e mirëseardhur për cdo foshnje që në moshën 4 - 6 muaj t'a dyfishoj peshën e lindjes ndërsa me 1 vit moshe t'a trefishoj atë!

Gjithë ë mirat.

/komuniteti