Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Lemza e bebit

Ju pershendes dhe ju faleminderoj per pergjigjet tuaja. Kam bebin 2 muaj e 3 jave dhe po e nguc lemza shpesh cfare te bej qe ta ndaloj pasi po e nguc shume dhe po me duket se po e mundon. Qumesht gjiri nuk kam qe ta qetesoj. Si mundem tia ndaloj lemzen?

Ditaaa3 (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Dita.

Lemza është dukuri e shpeshtë tek foshnjet! Në shumicën më të madhe të rasteve kjo nuk është arsye për brengosje! Reqetat popullore për qetësimin e lemzës nuk preferohen!

Rekomandohet që kjo të bëhet me ushqimin e foshnjes në gji apo me qumështin të cilin e përdorni për ushqyerjen e bebit.

Gjithë të mirat.

/komuniteti