Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Rreth ushqyerjes

Pershendetje doktoreshe, kam foshnjen 4 muaj e 2 dite, ushqehet me qumesht aptamil, peshen e lindjes e ka patur 3 800 kurse tash ka afer 9 kg,  a duhet qe tash te filloj me ndonje ushqim kisha pas deshire per nje keshille rreth ushqimit? Ju lutem, flm.

Elvane (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Elvane.

Foshnja juaj ka perparuar shumë mirë me peshën. Preferohet që ushqyerja për foshnjen 4 muajshe të fillohet me drithëra orizi të pasura me hekur gjysëm të lëngshme dhe drithëra të tjera siç janë tërshëra apo elbi si dhe qullra pemësh (banane, dardha, molle, pjeshka).

Filloni me 1 lugë të vogël drithërash të thata të përziera me 4-5 lugë të vogla me qumësht gjiri apo formule. Gradualisht këtë masë rriteni deri në 1 lugë të madhe drithërash të përziera me qumësht gjiri apo formule, dy herë në ditë. 

Nëse foshnja juaj nuk dëshiron të hajë drithëra me tentimin e parë, ofrojini përsëri pas ca ditësh.

Gjithë të mirat.

/komuniteti