Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Si të shërohet gjuha e bardhë e bebit?

Pershendetje! Kam vajzen 7 javeshe dhe i eshte bere gjuha e bardhe, kam perdorur Nystatin 100 000 i.j ml pikat por nuk i ka kaluar, njeherit i eshte paraqit barkqitja sa ka perdore keto pika te cilat i kam perdor me rekomandim te pediatrit. Tani jam e frikesuar se mos ndoshta mund te ndikoje dicka per te keqe ajo zbardhje. Ju lutem me ndihmoni nese ekziston dicka tjeter qe ka efekt me te madh ndoshta per me u sheru gjuha bebit. Me te vertete jam shume e shqetesuar.

Ronab (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Rona.

"Gjuha e bardhë" (mykthi i gojës) është infeksioni më i shpeshtë me këpurdha i mukozës së gojës dhe gjuhës. Zhvillohet në 2-5% të të porsalindurve dhe latantëve.Mjekohet me aplikimin lokal të antimikotikëve. Bar i zgjedhjes së parë është Nystatina, pastaj Miconazol në formë gjeli oral,së fundi tretësira Gentianë Violet 0,25%,...

Përzgjedhja e barit bëhet varësisht nga mosha e foshnjes dhe përcaktohet nga mjeku ordinar. Në mënyrë që trajtimi të jetë efikas rekomandohet që fillimisht të bëhet pastrimi i gjuhës dhe gojës me gazë sterile të lagur me tretje fiziologjike (sol.0,9% NaCl) dhe në këtë mënyrë të bëhet largimi mekanik dhe i kujdesshëm i këpurdhave e mëpastaj të bëhet aplikimi i terapisë përkatëse.

Nystatin pikat duhet vetëm të lëshohen në hapësirën e gojës,mundësisht pas përfundimit të ushqyerjes,dhe jo të gëlltiten menjëherë,pasiqë efekti i tyre duhet të jetë "në vendin e ngjarjes".E njëjta vlen edhe për preparatet e tjera për trajtimin e "gjuhës së bardhë".

Poashtu i rëndësisë së veçantë është trajtimi i njëkohësishëm i "të dyja palëve" (gjuhës së foshnjes dhe gjinjëve të nënës ose biberonëve)...

Gjithë të mirat.

/komuniteti