Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Çrregullimi i gjumit të fëmijës

Pershendetje, e kam femijen 20 muajsh, ka orarin e gjumit prej ores 13 deri 15 pastaj prej 19 deri 21, pastaj rrin shume vone deri ora 1 te nates, jam munduar mos e ve te flej ne oren 19 e kam qu ne shtrat drejte ne oren 21 apo 22 por eshte e pamundur 1 ore flen!

Aldi (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Aldi.

Nëqoftëse fëmija juaj ende nuk është rregulluar me orarin e gjumit i cili përputhet me nevojat e familjes suaj, atëherë tani është koha e përshtatshme që të provoni njëfarë lloj trajnimi i të fjeturit. Metodat e trajnimit të gjumit mund të ndihmojë që fëmija juaj të flejë më lehtë, që të flejë më gjatë gjatë natës, dhe që të flejë me orar më të rregullt.

Vendosja e një rutine në kohën e gjumit është hapi i parë për zgjidhjen e problemeve me çrregullime të gjumit. Vëzhgoni fëmijën disa netë me rradhë dhe caktoni kohën e gjumit kur fëmija duket më së shumti i ngadalshëm, i lodhur dhe nervoz. Mundohuni që ta filloni procesin 30 minuta përpara. Vendosni perde të errëta nëse është dhoma e fjetjes e ndriçuar gjatë natës apo vendosni ndonjë llampë të vockël nëse është dhoma shumë e errët gjatë natës.

Ju uroj çdo të mirë.

/komuniteti