Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Skuqja e bebes tek pjesa e gjenitaleve

Pershendetje Dr! Vajza dy muajshe ka skuqje tek pjesa e organit gjenetal.... nuk perdor peceta te lagura vetem e laj, po prape e ka te irrituar, ju lutem qe te me rekomandoni ndonje krem me efikas, tanime i vendos edhe nape tek pampersi sepse mendoj se e ka nga pampersi, ju falenderoj.

Vila (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Vila.

Së pari duhet të siguroheni që këto kohë nuk i keni ndryshuar diçka në ushqyerjen me qumësht, pasi mund ti japë diarre dhe irritim të lëkurës.

Së dyti nuk di nëse fëmija juaj ka edhe simptoma të barkqitjes, në këtë rast duhet trajtuar diarreja, dhe skuqja do të qetësohet vetevetiu!

Së treti duhet të siguroheni që nuk keni ndryshuar diçka në sendet e higjienës personale të fëmijës (si shampo, kremëra, pampersa).

Përdor një krem me përqindje mbi 10 % Oksid Zinku (SUDOCREM, Mitosyl etj) dhe vetëm laje beben pa përdorur pecetat e lagura që tregetohen, siç edhe je duke bërë tashmë.

Shpresoj t`ju kem ardhur në ndihmë.

Gjithë të mirat.

Orkida (14 vite më parë)
Pershendetje Vila, une kam pasur te njejtin problem me bebin tim. I kam provuar lloj lloj kremerash (fisan alta proteziione,chichos etj), por ai qe e qetesoi menjenjere e gjeta tek farmaci daja. Ata e bejne vete kete krem. Eshte jashte mase efikas. Bebit tim i beri menjehere derman. Te keshilloj ta provosh.

/komuniteti