javë pas jave
Përshëndetje Kreshnik.
Temperaturat e larta tek fëmijët në rastet më të shpeshta janë të shkaktuara nga infeksionet me etiologji virale, bakteriale, etj,... Për temperaturat e larta të shoqëruara dhe/ose te pasuara me vjellje duhet pasur kujdes dhe konsiderate të shtuar dhe duhet bërë ekzaminime shtesë me qëllim të përjashtimit të sëmundjeve infektive të cilat afektojnë sistemin gastrointestinal dhe sistemin nervor qendror (meningjet, trurin,...).
Është inkurajuese se foshnja juaj ka qenë e hospitalizuar, ku mbase janë bërë të gjitha ekzaminimet e duhura me qëllim të diagnostikimit dhe trajtimit adekuat. Duhet të ndiqni udhëzimet e mjekëve për sa i përket ushqimit të preferuar për moshën e foshnjes suaj. Racionet, kryesisht dietetike me mollë, banane, ujë orizi-oriz pluhur, qumësht gjiri dhe/ose qumësht formulë (pluhur) për foshnje duhet të jenë të vogla dhe më të shpeshta.
Pozicionimi i foshnjes pas ushqimit është i rëndësisë së veçantë. Humbja e elektrolitëve gjatë të vjellurave duhet të kompensohet me dhënien e tretësirave rehidruese (ORS),ndërsa flora bakteriale e lukthit dhe zorrëve duhet rregulluar me probiotik. Nëse, edhe përkundër të gjitha këtyre veprimeve, të vjellurat vazhdojnë me intensitet të njëjtë,atëherë "foshnja-fëmiu vjell gjithçka" është indikacion për hospitalizim të sërishëm deri në diagnostikimin-trajtimin dhe tejkalimin e tërësishëm të gjendjes aktuale!
Gjithë të mirat.


Pershendetje. Kam vajzen 6 muaj, java 3te ka qene e semure me temperature 40.3 C, ka ndejt ne spital 5 dite dhe eshte sheruar, por tani nuk po e pranon ushqimin e as qumeshtin menjehere pasi te pin ose han e vjell. Pres pergjigje te shpejte. Faleminderit.