Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Kur të filloj ta ushqej djalin tim?

Pershendetje doktor, jam nje nene e re djali ime eshte 4 muaj e kam ne gji po mendoj se nuk i mjafton vetem gjiri, me cka mund ta ushqej djalin tim? Ju lutem me tregoni, ju faliminderit tung Ganja.

Leon Leandra (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Gane

Sipas rekomandimeve aktuale të OBSH foshnja duhet të ushqehet vetëm me gji deri në moshën 6 muajshe. Fillimi me ushqime solide para moshës 4 muajshe nuk preferohet për shkak të papjekurisë së traktit tretës të foshnjes.

Pas moshës 4 muajshe në raste të caktuara të mosshtimit adekuat në peshë,të mospirjes së mjaftueshme të gjirit apo të interesimit të theksuar të foshnjes për ushqime të tjera, në konsultim me pediatrin, mund të fillohet gradualisht, në sasira shumë të vogla, vetëm një herë në ditë, me ushqime të tjera adekuate për moshën (pemë dhe cereale).

Gjithë të mirat.

/komuniteti