Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Të vjellura

Pershendetje doktoresh Niketa. Vajza ime kater muajshe e nxjerr qumeshtin sa here qe pi. Nuk nxjerr me sasi te medha po nga pak. Pesha e lindjes ka qene 2 e 500 ndersa tani ajo eshte vetem 6 kile. Ju lutem ne thoni a eshte normale kjo peshe dhe keto te vjellura keshtu?

Roni (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Roni

Nqs të vjellat janë menjëherë pas ushqyerjes kjo nuk është problematike! Sepse bebet zakonisht nxjerrin tepricën e qumështit. Si dhe sa i përket peshës, bebi juaj ka shtuar peshë shumë mirë. Është e arritur nëse bebi dyfishon peshën e lindjes në muajin e 4 - 6, gjë që ka ndodh me bebin tuaj. Prandaj, nuk ka vend për brengosje.

Gjithë të mirat. 

/komuniteti