Rreth të vjellurit të foshnjes
Semi
(14 vite më parë)
Përshëndetje Semi.
A e keni dërguar në kontrollë tek pediatri djalin tuaj në lidhje me këtë problem? A ka shtuar në peshë djali juaj? Si e ushqeni fëmijën tuaj?...
Djali juaj mund të jetë jotolerantë në laktozë, pamundësia e organizmit ta përpunojë sheqerin e qumështit (laktozën) apo alergjik në qumësht. Një numër shumë i vogël i foshnjave lindin me jotolerancë në laktozë dhe në këto raste, prindërit e vërejnë, që në ditët e para, të jetës së foshnjes. Ju këshilloj të konsultoheni me pediatrin e foshnjes tuaj në lidhje me shqetësimin, dhe të ndiqni më pas udhëzimet e tij.
Ju uroj gjithë të mirat.
Desha te pyes doktoreshen per djalin tim, i ka 3 muaj e gjys prej kur ka lind ka vjellje shume, pi dhe e nxier krejt qumeshtin cdo here qe pi kisha deshiru te me tregoni dicka? Faliminderit.