Uji domosdshmëria në trupin e bebit
Yasmina
(14 vite më parë)
Përshëndetje Yasmina
Prisni deri në muajin e gjashtë para se ti jepni foshnjes ujë për të pirë, dhe atëherë filloni me sasinë e kufizuar në disa mililitra në ditë. Qumështi pluhur përgatitet me ujë, edhe qumështi i gjirit përmbanë ujë, prandaj foshnja juaj e merr sasinë e ujit e cila i duhet me anë të qumështit.
Sa i përket zvarritjes nëse e kam kuptuar mirë pyetjen, shumica e foshnjeve nisin që të zvarriten mes moshës 6 dhe 10 muajsh. Foshnja juaj sipas të gjitha gjasave do të nis të zvarritet që në momentin kur është e aftë të rrijë ulur vetë pa ndonjë ndihmesë (diku rreth muajit të 6 apo të 7).
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe Niketa, djali im eshte 5 muaj e gjysem kur ka lindur pesha e tij ka qene 3 e 750 tani peshon rreth 8 e 600 ushqehet me qumesht gjiri dhe me formule, kam filluar me lengun e molles dhe karrotes, pyetja ime eshte ka nevoje femija im te pije uje, une nuk i kam dhene asnjehere, sa duhet ti jap dhe kur, pyetja e dyte eshte djali im nuk rrotullohet, kur duhet te filloj qe ta mbaj ulur nga pak, me falni se u zgjata nje cik si shume... te uroj suksese ne punen tuaj dhe sa me pak lodhje.