Vezët në ushqimin e foshnjave
Dijanita
(14 vite më parë)
Përshëndetje Dijanita
Në ushqim të foshnjave, vezët (e ziera) mund të futen pas muajit të gjashtë, dhe në fillim vetëm një e katërta e të verdhës së vezës, e më pastaj gradualisht nga një e katërta, në gjysmën e deri tek një vezë e plotë. Një vezë e plotë mund ti jepet fëmijës pas ditëlindjes së parë.
Nëse në familje keni raste me alergji apo nëse fëmija është alergjik, atëherë të verdhën e vezës do të duhej ta fusni në menu të fëmijës tuaj pas muajit të nëntë.
Ju uroj çdo të mirë juve dhe bebit tuaj.
Me fal doktoreshe a mund te me thoni si tja jap bebes time vezet tani me ka mbushur 6 muaj a duhet vetem te kuqen apo dhe te bardhen?