Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Rreth ushqyerjes

Pershendetje doktoreshe. Nese nuk i mjafton bebes dy muajshe qumeshti i gjirit, atehere çfare qumeshti rekomandohet qe te perdoret? Te gjitha te mirat!

Rejhan (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Rejhan

Ajo që është e rëndësishme është që ta vendosni fëmijën në gji nqs keni ende gji! Vendimin për të ushqyer foshnjen me qumësht shtesë duhet marrë kur i vogli nuk arrin të ngopet ditët e para, dmth bie mbi 10% të peshës në pak ditë, urinon pak, dhe ka lëkurën dhe mukozën e gojës të thatë. Në pamjaftueshmëri të qumështit të gjirit, foshnja duhet të ushqehet me qumësht formula.

Por, asnjëherë fëmija me anë të një formule nuk arrin të marrë të njejtat vlera si me qumështin e gjirit, pavarësisht se sot formulat janë mjaft të sofistikuara. Një formulë sado e përsosur nuk i transmeton antitrupat mbrojtës specifik të llojit të voglit, pra ajo është vetëm një imitim kimik i biologjisë.

Të uroj gjitha të mirat.

 

/komuniteti