Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Dhëmbët e parë

Jam nje nene e re kam djalin 9 muajsh dhe kur ka qene 7 muajsh i kane dale dhembet e pare poshte. Jam shume e shqetesuar sepse ala nuk i kane dale dhembet e siper ta paret. Eshte shume mire ne peshe dhe gjatesi, fute shume objekte ne goje, gishtat, nganjehere behet nervoze. Ju lutem a mund te me tregoni kur duhet ti dalin dhembet e siper? Ju faleminderit.

Pina . (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Pina

Dhëmbët fillojnë të dalin një nga një gjatë një periudhe prej disa muajsh, dhe shpesh por jo gjithnjë në këtë rend: së pari dy dhëmbët poshtë në mes, pastaj dy dhëmbët lart në mes, pastaj ata anash dhe pastaj ata krejtësisht në fund.

Dhëmbët e fundit që dalin (dhëmbët e dytë përtypës, të cilët gjenden në pjesën e prapme të gojës si poshtë ashtu edhe lartë) dalin rreth ditëlindjes së 2 – të së foshnjës suaj. Deri në moshën 3 vjeç foshnja juaj dyhet ti ketë komplet 20 dhëmbët e tij të foshnjërisë, të cilët nuk do ti bijnë gjer në moshën 6 vjeç kur do t’ia fillojnë ti dalin dhëmbët e tij të përhershëm.

Kështu që nuk ka vend për brengosje!

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti