Djali ka kollë vetëm kur është në gjumë!
Marsida
(14 vite më parë)
Përshëndetje Marsida
Shkaqet më të shpeshta janë të natyrës së lehtë si tharrja e ajrit të dhomës me ngrohës të ndryshëm, tymosja e duhanit, grumbullimi i pështymës në gojë, etj. Terapia për këto është kryesisht ajo të cilën ju jeni duke e përdorur. Provoni të mbani një enë me ujë mbi ngrohësen në dhomën e gjumit ku fle fëmija juaj, ne te mund ti hidhni edhe kamomil.
Nëse edhe përkundër terapisë së këtillë kollitja nuk qetësohet ose përkeqësohet atëherë fëmija juaj duhet të vlerësohet edhe njëherë nga pediatri.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe Niketa. Kam nje pyetje per femijen tim qe eshte 4 vjec. Ka kolle vetem kur eshte ne gjume naten dhe diten kur fle ne dreke. Gjate kohes kur eshte zgjuar ka shume pak ose mund te them vetem kur ngrihet nga gjumi. Me duket sikur e ka alergjike. I jap 1/2 incidal, i kam dhene para ca diteve mucoslovan, por asnje permiresim. Shenja te tjera nuk ka. Hunde ndonjehere, i perdor fiziologjik, per lirimin e hundeve. Ndersa per kollen me thane t`i zieja gjethe dafine, ne forme caji. Te lutem me jep ndonje mendim si mjeke. Me respekt Marsida Elbasan.