Dhimbja e veshëve
Semi
(14 vite më parë)
Pershendetje Semi
Infeksionet e veshit janë shumë të zakonshme te fëmijët. Zakonisht shfaqen në kohët e ftohta apo ndonjë infeksion tjetër i frymëmarrjes. Dhembja e veshit ka mundësi të zhvillohet zakonisht në njërën anë. Fëmijët e vegjël, të cilët nuk mund të përshkruajnë llojin e dhembjes, mund të ulërijnë, të bëhen irritues, të bezdisshëm apo të pangushëllueshëm. Dhembja zakonisht paraqiten natën sepse shtypja në vesh rritet kur fëmiu merr pozitën shtrirë.
Trajtimi për infeksion të veshit mvaret se sa janë simptomet serioze dhe nga mosha e fëmiut. Ju duhet të kontaktoni me mjekun e fëmijës tuaj, për ta ekzaminuar (ndoshta rivlerësuar) dhe për të ju udhëzuar se çfarë duhet bërë më tej për ta trajtuar.
Ju uroj gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe, kisha te bej nje pyetje per djalin tim ka 3 muaj e gjys dhe ka dhimbje te vesheve, e kam derguar te pediatra me ka thene se nuk ka gje do ti kalon por une jam e shqetesuar se nuk flen, ka dhimbje, ju lutem te me tregoni. Faliminderit shume.