javë pas jave
Përshëndetje Merita.
Ushqimi i fëmijës 6 muajsh duhet të përmbajë drithëra të pasura me hekur, siç është orizi, tërshëra, elbi si dhe pemë dhe perime; mollë, dardha, karrota, avokado, patate të ëmbla, kungull etj. Të gjitha këto të bluara dhe të përziera me qumësht derisa të fitohet masa në formë qulli. Biskotat nuk preferohen në këtë moshë, pasi ato nuk kanë kurrfarë vlera ushqyese.
Për moshën e fëmiut tuaj ushqimi duhet të jetë përjetim i këndshëm e argëtim dhe jo dhunë e imponim. Jo rastësisht rekomandohet që fëmijët mundësisht të ushqehen në shoqërim të bashkë familjarëve ose edhe të bashkë moshatarëve duke respektuar dëshirën e tyre në përzgjedhjen e llojit të ushqimit dhe mënyrës së të ushqyerit.
Paraprakisht duhet të hulumtohen, të përjashtohen ose trajtohen problemet e vërteta shëndetësore si anemia, infeksionet, etj...
Ju uroj gjithë të mirat.


Pershendetje doktor vajza ime eshte 6 muajshe dhe e ushqej me gji po kam filluar edhe me oriz te hipit ata po e han shume mire kam provu pastaj edhe me teglla po nuk i don kam provu keksa plot ushqime per beba po nuk po i han te gjitha ushimet qe ja jap vetem i mban ne goje dhe nuk i perbin nese mund ta di arsyen pse? Pres pergjegje.