Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Veza tek fëmijët

Pershendetje doktor, e kam vajzen 8 muajshe e 3 jave. Kam 1 jave qe i kam filluar nje luge kafeje te verdhe veze ne cdo 3 dite, ja perzjej me pak kos dhe ja hedh tek supa, por kur shkova te beja viziten mujore tek konsultorja ma ndaloi rreptesisht vezen dhe me tha se do duhet tja filloj kur te bej 1 vjec qe te bej dhe vaksinen, tani sdi cte bej se disa me thojne tja jap disa jo, ju lutem me jepni nje zgjidhje? Ju falenderoj.

Anna (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Anna

Në ushqim të foshnjave, vezët (e ziera) mund të futen pas muajit të gjashtë, dhe në fillim vetëm një e katërta e të verdhës së vezës, e më pastaj gradualisht nga një e katërta, në gjysmën e deri tek një vezë e plotë. Një vezë e plotë mund ti jepet fëmijës pas ditëlindjes së parë. Të bardhët e vezës nuk rekomandohet të ipet para mbushjes se 1 vjet moshe!

Nëse në familje keni raste me alergji apo nëse fëmija është alergjik, atëherë të verdhën e vezës do të duhej ta fusni në menu të fëmijës tuaj pas muajit të nëntë.

Ju uroj çdo të mirë juve dhe bebit tuaj.

Lida Bushi (14 vite më parë)
Pershendetje doktor! Kam vajzen 4 vjece.I kam filluar vezen qe ne moshen 1 vjece.Ia jap te pazier (pasi kam mundesi ti gjej te fresketa) dhe cdo dite(nje dite te teren dhe nje dite vetem te kuqen). Ju lutem,mund te me ndihmoni nese: 1.Duhet perdorur cdo dite? 2.Nese duhet zier apo mund te vazhdoj tia jap pa zier? Faleminderit

/komuniteti