Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Për vezët

Pershendetje. Beba ime ka 6 muaj e gjysme, ne konsultim me pediatrin me eshte rekomanduar qe bebes ti jap edhe veze pas 6 muajve para tri dite ia kam kerkuar vetem pakez veze te ferguar dhe pas disa minutave beba ime pati skuqje te lehte rreth gojes ku pas 20 minutave iu largua a do te thote qe beba ime ka alergji ne veze dhe a rekomandohet qe prap tia provoj vezen e zier a eshte e rrezikshme? Falemnderit.

Njota G (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Njomza

Në ushqim të foshnjave, vezët nuk duhet përdorur të fërguara por vetëm të e ziera, si dhe jepet vetëm e verdha, e bardha e vezës nuk rekomandohet të jepet para mbushjes se 1 vjet moshe! Në fillim vetëm një e katërta e të verdhës së vezës, e më pastaj gradualisht nga një e katërta, në gjysmën e deri tek një vezë e plotë.

Por, pasi që fëmija juaj është alergjik, atëherë të verdhën e vezës do të duhej ta fusni në menu të fëmijës tuaj pas muajit të nëntë.

Ju uroj çdo të mirë juve dhe bebit tuaj.

(14 vite më parë)
Une e kambeben 7 muajshe, mjekja me ka thene ose me i jep mish, ose veze, per shkak se permbajne hekur, jo cdo dite, mirepo me i jep nganjehere. Une veze nuk i kam dhene ende, sepse kamfrike se i krijon gazra, mirepo i jap mish
Njota G (14 vite më parë)
Ju falenderoj per pergjigjjen

/komuniteti