javë pas jave
Përshëndetje Diana
Në moshën e fëmijës tuaj tashmë do të duhej të sendërtohej shprehia e mirëfilltë e gjumit. Duke pasur parasysh se ju ankoheni sidomos në gjumin e natës atëherë do të duhej të shiqoni nëse ka vend të korigjoni - redukoni epizodat e gjumit ditor në favor të gjumit të natës.
Fëmiu i moshës së vajzës suaj e cila ushqehet mirë gjatë ditës, pirjen e gjirit gjatë natës më tepër e ka shprehi dhe nevojë emotive se sa domosdoshmëri ushqyese. Është mirë të korigjoni distribuimin ditor të gjumit në favor të gjumit të natës. Provoni që në darkë ushqimi të jetë më përmbajtësor në mënyrë që të zvogëlohet arsyeja ushqimore për tu zgjuar. Edhe nëse vajza juaj zgjohet gjatë natës mundohuni që fillimisht ate ta qetësoni/përgjumoni në mënyra të tjera dhe jo duke i ofruar asaj menjëherë gjirin!
Sa i përket fjetjes, fëmija duhet të flejë në krevat, dhe jo në djep. Kur ti kenë mbushur 12 muaj, këta fëmijë mund të flenë vetëm, pa ndihmën e prindërve.
Të uroj çdo të mirë.


Pershendetje doktor, ju falenderoj per linkun rreth gjumit te bebit qe ma keni dhene por vajza ime eshte tani 17 muajshe dhe nuk shkruan per ate moshe asgje, e kam ende ne gji vajzen, dhe gjithmone zgjohet ne ora 10 pastaj gjumin e pasdites e bene ne ora 13 deri ne oren 15.30 - 16.00 dhe rri zgjuar deri ne oren 20 - 21, pastaj e ka bere si shprehi te zgjohet pas 2 oreve, mendoni se ndikon qe e ushqej me qumesht te gjirit ende? Pastaj a eshte vone ta qes femiun ne krevat te vetin sepse gjate gjumit te pasdites fle ne djep? Ju pershendes.