Rreth jashtëqitjes së shpeshtë të fëmijës
Albana Cami
(14 vite më parë)
Përshëndetje Albana
Jashtëqitjen e hollë më së shpeshti e shkaktojnë viruset dhe bakteriet, kontraindikacionet në disa ilaçe, por edhe alergjia në ushqim apo intoleranca në disa artikuj ushqimorë. Është shumë e rëndësishme që të konsumojë sa më shumë ujë, çaj apo tretje fiziologjike.
Jashtëqitja e hollë shpesh kalon pas një periudhe kohore, por nëse vajza ka dhe temperaturë, nëse ka dehidruar dhe lodhur, vizitoni mjekun dhe këshillohuni.
I uroj shërim të shpejtë vajzës tuaj.
Pershendetje Dr! Kam nje problem me vajzen time 13 muajshe. Eshte normale qe te dale jashte gati 6 here ne dite dhe shume holle? Edhe kur i dhashe ushqim ma nxori komplet. Theksoj se ka qene shume aktive gjate dites dhe nuk kishte kurrfare shqetesimi. Ju faleminderit.