javë pas jave
Pershendetje Pranvera. Meqenese femija juaj ka mbushur 6 muajsh, kjo eshte koha me e mire per te futur ushqimet e tjera pervec qumeshtit te gjirit. Drithrat (ku ben pjese edhe orizi) jane nje nga alternativat me te mira. Ju duhet te zgjidhni (nese keni mundesi) miell orizi apo drithrash te tjera te pergatitura enkas per femije dhe te pasuruara edhe me vitamina e minerale, aq te domosdoshme per femijen ne kete moshe. Qullin duhet ta pergatisni me qumeshtin e gjirit te shtrydhur apo qumesht formule dhe tani ne fillim duhet te jete relativisht i holle dhe mos i shtoni sheqer. Ne ditet ne vijim mund ta trashni me shume ushqimin. Nese zgjidhni te pergatisni qull me oriz kokerr, ju duhet ta bluani me pare ate ose ta zieni per nje kohe te gjate me uje dhe pastaj i shtoni qumesht. Kujdes, mos perdorni qumesht lope. Qulli i pemeve eshte nje tjeter ushqim i keshilluar ne kete moshe, por si fillim duhet te perdorni lengun e frutave e me pas qullin. Frutat e keshilluara ne fillim jane: molla, dardha, banania, etj. Mos u shqetesoni pasi sasia e keshilluar ne fillim eshte 2 luge caji. Zakonisht femijet duan rreth 7-10 dite qe te mesohen me nje ushqim te ri dhe ju duhet te tregoheni gjithmone e duruar dhe e dashur me femijen tuaj. Mos hiqni dore lehte nga nje ushqim ose filloni dicka tjeter per rreth 1 jave e me pas rikthehuni perseri tek ai ushqim qe femija nuk e ka pelqyer, pasi me vone mund ta pranoje. Nje ushqim tjeter i keshilluar eshte edhe qulli i miellit te dritharve me leng perimesh si patate, karrota, etj. Perimet me ngjyre jeshile (bizelet, spinaqi, etj) do ti shtoni pasi femija te jete mesuar me ato ngjyre portokalli, qe ju permenda. Suksese.


Pershendetje Dr, e kam djalin 6 muajsh, kam filluar qe 4 dite ti jap pak ushqim, kam filluar me oriz mirepo asnje luge te vetme nuk e ka ngrene, pastaj provova me qullra pemesh por shume shume pak e ka ngrene, te them 1 gjysme luge, por i vinte per te vjelle... a jane normale keto reagime te tij, me cfare ta ushqej tjeter qe ta pranoje me lehte?