Rreth kapsllëkut tek foshnja
Aferdita Ibrahimi
(14 vite më parë)
Pershendetje Aferdita!
Me sa shoh per shqetesimin qe keni, ju jemi pergjigjur dhe nderkohe nuk ka ndonje ndryshim ne qendrimin qe mbahet ne te tilla raste. Bebet e ushqyera me gji mund edhe te mos dalin jashte per disa dite, nuk duhet te abuzoni me mikroklizmat.
Nqs femija ka te vjella apo probleme te tjera dhe nuk defekon duhet te konsultoheni me nje mjek kirurg. Jo vetem ne kete rast por edhe per probleme, kerkimi i nje opinioni per te zgjidhur nje problem,pa u pare pacienti nuk eshte shume korrekt.
Mendimet e dhena prej nesh jane thjesht orientuese, vizita i zgjidh problemet.
Gjithe te mirat.
Pershendetje, kam djalin 4 javesh edhe e ushqej me qumesht gjiri, ka ngerqe edhe qe nga e djela nuk e ka kryer nevojen e madhe (sot e enjte), perderisa nga ana tjeter po mundohet shume dhe nuk po mundet, prandaj edhe nuk po behet rehat, ndersa gjate gazra liron shume dhe urinen e bene shpesh ju kisha lut me me tregu qe cfare te beje ne kete rast, si ti ndihmoj femiut tim qe te lirohet? Pres pergjigjje sa me shpejte, faleminderit per mirekuptim!