Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Park krevati

Pershendetje, a eshte problematike me qendru femija 1 vjec ne park krevat? per sa kohe preferohet me qendru aty? gjate dites a e demton apo jo? Ju flm per mundin qe jepni, klm, tung.

Dita Rrustemi (14 vite më parë)

Dr. Daniela Nika - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Daniela Nika

Pershendetje Dita.

Qendrimi i femijes ne nje park krevat, nuk eshte i demshem nese atje femija ka lodra, qe e ndihmojne ne zhvillimin e vet dhe natyrisht ato duhet te jene te sigurta dhe te mosrrezikojne mbytjen e femijes. Sigurisht qe ju apo nje familjar i rritur, duhet ta vezhgoni femijen dhe te siguroheni qe nuk ka asnje rrezik per te. Megjithate, femija nuk mund te qendroje shumicen e kohes atje, pasi ai ka nevoje te zbuloje dhe njohe edhe sende te tjera ne shtepi. Ne moshen 1 vjecare, ai duhet edhe te ece kemba-dorazi apo duke u mbeshtetur, pasi tashme ka ardhur koha qe ai te ece.

Pra, gjate dites ju mund ta lini femijen disa here per nje periudhe te shkurter ne park krevat, por edhe te ece neper shtepi me karrocat e pershtatshme per ecje ne kembe apo edhe thjesht duke u mbajtur anash divaneve, por asnjehere mos harroni t'i flisni e bashkebisedoni me te, pasi kjo i zhvillon jo vetem te kuptuarit, por edhe te folurin.

Gjithe te mirat.

/komuniteti