Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Jashtëqitja shumë e fortë

Pershendetje doktoreshe. Kam nje vajze 8 muajshe dhe gjithmone e ka jashtqitjen ne fillim shume te forte, jam konsultuar me mjekun por me ka thene se eshte normale por mua me shqeteson kjo se vajza ka shume siklet ne ato momente. Lexova ne nje artikull ketu se duhet te haje peme e perime, une vajzen vazhdimisht e ushqej me peme e perime (molle, dardhe, banane, brokoli, lulelaker, patate,kungulleshka, karrota, etj), por prapeseprape e ka kete problem. A mund te me ndihmoni dicka? Gjitha te mirat.

Resmije Haliti (14 vite më parë)

Dr. Daniela Nika - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Daniela Nika

Pershendetje Resmije

Nuk jam shume e bindur nese vajza juaj, ka vetem veshtiresi gjate daljes jashte apo edhe del rralle, psh nje here ne dy-tre dite.

Nese arsyeja eshte kjo e dyta, duhet te dini se kjo vjen nga disa faktore.

Nje nga aresyet, mund te jete ushqyerja me qumesht formule e cila vetvetiu shkakton daljen jashte me rralle se femijet qe ushqehen me qumesht gjiri. Aresye tjeter, eshte mosmarrja e sasise se duhur te ujit apo edhe ngrenia rralle. Edhe vete periudha e futjes se ushqimeve shtese (pra pervec qumeshtit te gjirit), periudhe ne te cilen ndodhet edhe vajza juaj, mund te jete shkaku.

Duket se ju e ushqeni femijen mire, pra me ushqime qe permbajne fibra, sic jane pemet dhe perimet. Ketyre qe ju keni permendur, mund ti shtoni edhe drithra te plota/integrale (pra gruri i paperpunuar, por me krunde), te cilat permbajne mjaft fibra gjithashtu dhe natyrisht edhe sasi te mira lengjesh dhe sidomos uji. Perime qe ndihmojne mjaft jane dhe domatet (lengu i tyre) apo kungulleshka e ziere ne avull dhe e shtuar me pak vaj ulliri. Nga pemet, kumbullat jane me te keshilluarat. Ju keshilloj gjithashtu ti beni femijes edhe pak masazh me levizje rrotulluese ne bark.

Nese asnje nga keto nuk ju ndihmojne, atehere femija duhet pare edhe nga ndonje mjek specialist per te vleresuar nese zorra e femijes tuaj eshte dembele apo ka semundjen e Hirschsprung apo Hipotiroidizmin infantil.

Besoj se me keto korrigjime te vogla, gjendja e vajzes do te permiresohet.

/komuniteti