Skuqja në organet gjenitale dhe në anus të djalit
Amarda Xhina
(14 vite më parë)
Përshëndetje Amarda
Mendoj që shurupi ka ndikuar në skuqjen e organeve gjenitale dhe anusit tek djali juaj. Pasi që ndryshimet në ushqyerje ndikojnë në irritim të lëkurës. Poashtu duhet të siguroheni që nuk keni ndryshuar diçka në sendet e higjienës personale të fëmijës (si shampo, kremëra, pampersa).
Përdor një krem me përqindje mbi 10 % Oksid Zinku (SUDOCREM, Mitosyl etj) dhe vetëm laje beben me ujë, pa përdorur pecetat e lagura që tregtohen, siç edhe je duke bërë tashmë.
Shpresoj t`ju kem ardhur në ndihmë.
Gjithë të mirat.
Pershendetje! Doja t iu falenderoja per ndihmen qe na jepni gjithmone ne nenave te reja, persa i perket pyetjes sime doja te dija mbi skuqjen qe i eshte shfaqur djalit tim. E laj vetem me uje, nuk perdor peceta te lagura, kaloji nje grip dhe nga shuruperat besoj se urina iu be me e forte qe filloji te skuqej nga para deri ne anus. I bera nje analize te urines, kremi qe kam perdorur Dermovat.J u lutem me thoni nga se vjen kjo skuqia pasi as nuk i kalon as nuk i sherohet plotesisht? Pres pergjigjen tuaj, ju faleminderit Amarda.