Rreth ushqimit dhe jashtëqitjes së fëmijës
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Pediatri përgjigjet
Dr. Daniela Nika
Përshëndetje e dashur
Nuk mendoj se pesha e vajzës tuaj, mund të konsiderohet aq problematike për moshën e saj, por nuk e konsideroj profesionale ta vlerësoj për së largu dhe pa i matur edhe gjatësinë dhe pa i vendosur këto të dhëna në lakoret e rritjes. Vetëm duke vepruar kështu dhe në vazhdimësi, mund të gjykojmë për trendin e rritjes dhe të hulumtojme shkakun. Nganjëherë ne nënat, kujtojmë se fëmia duhet të hajë sasi sa ato të një të rrituri dhe gjithmonë na duket pak ajo që ha. Megjithatë mendoj se ju duhet të flisni me mjekun e familjes që ndjek fëmijën për të vlerësuar nëse ka ndonjë lloj intolerance ushqimore.
Gjithë të mirat.


Pershendetje doktoresh te pergezoj per punen, kam femiun 17 muajsh, pas cdo ushqimi e ben nevojen e madhe pse ndodh kjo ushqimin shume me zor e han, tash ajo peshon 11 kilogram? Pres nje pergjigje nga ju, faliminderit.