javë pas jave
Pershendetje Lirie
Egzistojnë trajtime të cilat ndihmojnë në zvoglimin e simptomeve. Inkurajoni fëmiun tuaj që të konsumojë sasi të konsiderueshme lëngjesh. Kjo mund të ndihmojë që të zbutë dhembjen e fytit, të qetësojë kollën, dhe bën më të lehtë pastrimin e mukozës nga hunda. Një enë me ujë mbi nxemëse ndihmon që të mos thahet ajri dhe bën më të lehtë frymëmarrjen te fëmiu. Uji i krypur për hundë apo sprejet e ndryshme hundore ndihmojnë në largimin e mukozës nga hunda dhe gjithashtu e lehtësojnë frymëmarrjen tek fëmijët.
Nëse gjendja e fëmiut tuaj në përgjithësi nuk ju duket në rregull, nëse ka probleme me temperaturë të lartë, kollë të përkeqsuar, dhembje fyti, dhimbje gjatë gëlltitjes, kokëdhembje, dhembje të fytyrës, dhembje veshi etj. atëherë kontaktoni pediatrin e vajzës tuaj.
Gjithë të mirat.


Vajza ime 7 muajshe ka kolle te shpeshte, hundet i shkojne, cka preferohet per kete? Faleminderit.