Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Rreth ikterit te fëmijët

Pershendetje doktoreshe! Se pari doja tju pergezoja per nismen tuaj dhe per pergjgjet qe jepni ne kete faqe pasi na ndihmojne shume. Une jam nje nene e re dhe kam nje vajze 1 muaj e 1 jave te ciles nuk i ka rene ende e verdha (ikteri)... pasi i bera disa analiza rezultoi se s.g.p.tishte 29u/l ;s.g.o.t 60u/l;bilirubina totale 15.10mg; bilirubina direkte1.80 mg; bilirubina indirekte 13.30 mg. Vajza ne muajin e pare ka shtuar rreth 1200gr dhe eshte zgjatur me 3 cm, ne pergjithesi eshte nje femije i qete qe pi rregullisht dhe fle rregullisht, e ushqej me qumesht gjiri. Me vajzen kemi te njejtin grup gjaku 0+. Pasi jam interesuar ne dy pediater te qytetit tim njeri prej tyre me rekomandoi te mos i jepja asgje femijes pasi nuk ka asgje per tu shqetesuar ndersa tjetri me rekomandoi ti jap cdo mengjes 2 luge kafe me 1/4 vitamine c te tretur ne 1/2 filxhan kafeje ule me pak sheqer dhe cdo darke isa luge uje me sheqer. Gjithashtu dua te sqaroj se vajza ngjyren e verdhe nuk e ka shume te theksuar, te bardhen e syve nuk e ka te verdhe dhe urinen nuk e ka me ngjyre dhe del jashte normalisht. Duke ju kerkuar ndjese pasi u zgjata pak po pres me padurim pergjigjen tuaj pasi jam shume ne merak.

Denada Abazi (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Pershendetje Denada!

Shkaqet e verdhezes jane disa por per sa kohe shenjat jetesore dhe zhvillimi i femijes eshte normal atehere femija juaj vetem duhet ndjekur nga pediatri dhe te plotesohet me ekzaminime (rivleresim i vleres se bilirubines dhe me pas nje gjak komplet, hematokrit).

Nuk ka nevoje ti jepni asnje medikament apo glukoze nga goja.

Ana Tela (14 vite më parë)
Denada e njejta gje me ka ndodhur dhe mua me vajzen, e kisha te shendetshme, pinte flinte normalisht por kishte akoma ikter. Pediatri i lagjes me rekomandoi uje me sheqer ashtu si dhe ty por une asnjehere nuk ja dhashe nga intuita ime. Te gjithe pediatret e tjere qe pyeta ma ndaluan ujin me sheqer sepse ne vend ta sheronte ia zgjaste akoma me teper ikterin. Dhe kura qe mori vajza ime ishte gjysem kokrre Laminal ne vakt per nje jave dhe u pastrua direkt. Mjekimin ia dhashe sepse kisha frike mos i prekej melcia. Gjithe te mirat dhe mos u bej merak.

/komuniteti