Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Rreth kapsllëkut dhe ngërçeve

Pershendetje e kam bere te njejten pyetje te dr Selim Thaqi, mirepo pergjigjja nuk me eshte kthyer, kam djalin i cili ka hyre ne javen e 6, e ushqej me qumesht gjiri, po po ka problem me kapsllekun, eshte e dyta here qe po behen 5 dite pa e kry nevojen, kurse nga ana tjeter po ka shtrengime ne bark, edhe gazra keshtu qe nuk po behet rehat dhe po qan qka duhet te beje qe ti ndihmoj djalit tim, ne te njeten kohe jam ka i jap te pije espumisan 3x25pika ne dite, dhe nga 20 ml qaj plantex ose hip deshta tju pyes gjithashtu se a preferohet ti ipet uje pasi qe te pi qumesht? Pres pergjigjje, faleminderit per mirekuptim.

Aferdita Ibrahimi (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Aferdita

Dy gjer në tre javë pas lindjes, lajmërohen periudhat shqetësuese të ngërçeve, të cilat zakonisht zgjasin gjer në fund të muajit të tretë apo katërt të jetës së foshnjes. Për qetësimin e ngërçeve mund të vazhdoni me pikat Espumisan, si dhe mund të aplikoni masazhimin e barkut të bebit. Bëjini një dush të ngrohtë dhe masazhojini barkun me vaj të vakët për foshnja. Uji nuk rekomandohet te bebet, pasi që qumështi i gjirit në përbërjen e tij ka 80 përqind ujë.  

Në lidhje me kapsllëkun te bebi juaj, ju mund të përdorni mikroklizmat nëse kanë kaluar më shumë se 3 ditë pa dalë jashtë. Por, mos i përdorni shpesh mikroklizmat. Edhe në këtë rast, mundet që të dalat jashtë të kthehen në një mundim për bebin, prandaj përpara se të përdorni ilaçet për të dalë jashtë, këshillohuni gjithmonë me pediatrin e bebit tuaj.

Ju uroj çdo të mirë.

Emine Elshani (14 vite më parë)
A mundet dikush me me tregu cka eshte mikrolizma per kapsllekun e bebes?

/komuniteti